Ndërlidhjet

Egjipt: Morsi akuzohet për konspiracion me grupe të jashtme


Pamje e Sheshit Tahrir në Kajro të Egjiptit
Pamje e Sheshit Tahrir në Kajro të Egjiptit
Raportohet se prokurori publik i Egjiptit ka urdhëruar që ish-presidenti Mohammad Morsi, dhe 34 islamistë të tjerë, të paraqiten në gjykatë lidhur me akuza për konsipracion me grupe të jashtme, me qëllim që të kryhen operacione terroriste.

Në deklaratën e tij, prokurori tha se të pandehurit janë të akuzuar për konspiracion me Hamasin për kryerjen e “akteve armiqësore” gjatë kryengritjes kundër ish-presidentit Hosni Mubarak, në fillim të vitit 2011.

Në krimet e dyshuara përfshihet edhe sulmi kundër burgut, nga i cili ishte liruar Morsi dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, gjatë kryengritjes në Egjipt në vitin 2011.

Gjatë sulmit kundër burgut ishin vrarë 14 të burgosur.

Aktualisht, kundër presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, po mbahet procesi gjyqësor për nxitje të dhunës gjatë protestave afër pallatit presidencial, para një viti, kur ai ishte president.

Morsi u përmbys nga ushtria në muajin korrik të këtij viti, pas protestave masive kundër presidencës së tij.
XS
SM
MD
LG