Ndërlidhjet

Gjermani: Qyteti e tërhoqi nderimin për Hitlerin


Pamje nga Berlini
Pamje nga Berlini
Qyteti i vogël Ditramshel në Bavari të Gjermanisë ka vendosur unanimisht për ta tërhequr nderimin, që i ishte dhënë liderit nazist, Adolf Hitler, në vitin 1933.

Ky vendim u bë një javë pasi këshilli i qytetit Ditramshel, që gjendet 20 kilometra në jug të Munihut, nuk kishte arritur të marrë vendim fuqiplotë, pasi votimi kishte përfunduar baras 8:8. Por, ky rezultat kishte shkatuar tmerr në opinion.

Por, në votimin e sotëm rezultati ishte 21:0 dhe u bë pas dëshmisë së një gruaje, familja e së cilës ishte vrarë nga nazistët.

Pothuajse, çdo komunë në Gjermani, i kishte dhënë Hitlerit shtetësi nderi, derisa ishte në pushtet në periudhën 1933-45.

Çdo javë, shumë qytete dhe komuna votojnë për tërheqjen e nderimeve të këtilla.
XS
SM
MD
LG