Ndërlidhjet

Bruksel: U kthye delegacioni i BE-së nga Irani


Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran
Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran
Delegacioni i Bashkimit Evropian është kthyer sot nga vizita njëjavëshe në Iran, e para e këtij lloji nga viti 2007.

Vizita u bë në periudhën e zbutjes së raporteve ndërmjet Iranit dhe perëndimit.

Derisa ishte në Iran, delegacioni i BE-së u takua me fituesit e Çmimit Saharov për vitin 2012, Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi. Delegacioni, poashtu, ka diskutuar për çështje të të drejtave të njeriut me parlamentin dhe opozitën.

Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi janë ftuar në Strasburg për t’i marrë çmimet, por mbetet e paqartë se a do të mund të realizohet ky udhëtim.

Nga ana tjetër, Parlamenti Evropian ka thënë se do të përpiqet që çmimin prej 50 mijë eurosh ta dërgoj tek ata, megjithë vështirësit në kryerjen e transakcioneve financiare ndërmjet BE-së dhe Iranit.
XS
SM
MD
LG