Ndërlidhjet

Gjenevë: Mbahen bisedime atomike teknike me Iranin


Pamje nga Gjeneva
Pamje nga Gjeneva
Ekspertët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, nesër në Gjenevë i vazhdojnë bisedimet për implementimin e marrëveshjes atomike të arritur muajin e kaluar.

Nabila Massrali, zëdhënjëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se biseddimet teknike do të vazhdojnë deri të premten.

Negociatori iranian, Abbas Araqchi, tha se bisedimet mund të vazhdojnë edhe të shtunën dhe të dielën, nëse është e domosdoshme.

Javën e kaluar në Vjenë, ekspertët i kanë mbajtur katër ditë të bisedimeve, por iranianët janë larguar nga takimet, meqë Shtetet e Bashkuara i kanë shtuar disa kompani në listën e tyre të zezë, për shkak të shmangies së sanksioneve kundër Iranit.

Vashingtoni tha se këto masa nuk janë në kundërshtim me marrëveshjen e 24 nëntorit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani është pajtuar t’i suspendoj disa pjesë të programit të tij atomik për gjashtë muaj, në këmbim për zbutjen e sansioneve ndërkombëtare.

Irani i ka përgënjeshtruar pohimet e perëndimit se po synon zhvillim të armatimit atomik.
XS
SM
MD
LG