Ndërlidhjet

Ashton: Kosova dhe Serbia – model për inspirim në Ballkan


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, është shprehur se hapja e negociatave me Serbinë është gjë e rëndësishme për gjithë rajonin.

“Mendojmë se hapja e këtyre negociatave për pranin, nuk është vetëm mesazh i rëndësishëm për Serbinë, por është vërtetë i rëndësishëm për gjithë rajonin”, tha Ashton duke folur sot në Komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit Evropian në Strasburg, dhe ka shtuar se “poashtu, shpresoj se negociatat për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Kosovën, do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm”.

Mëtutje ajo theksoi: “Mendoj se Kosova dhe Serbia janë model që duhet ta inspiroj pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, për tu marrë me problemet e jashtëzakonshme dhe të lëvizin përpara”, tha Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG