Ndërlidhjet

Moldavi: Presidenti Timofti nuk shkon në Soçi


Pamje nga Fshati Olimpik në Soçi

Pamje nga Fshati Olimpik në Soçi

Zyra e presidentit të Moldavisë, Nicolae Timofti, ka njoftuar se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Dimërore Olimpike 2014, në Soçi të Rusisë.

Presidenti Timofti është i fundit nga shefat e shteteve, që ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Para tij, këtë e ka bërë presidenti francez, Francois Hollande, dhe ai gjerman, Joachim Gauck.

Komentatorët kanë thënë se veprimi i presidentit Gauck ishte bërë në shenjë të përgjigjes për qëndrimin e ashpër të qeverisë ruse ndaj të drejtave civile dhe trajtimin e opozitës politike.

Shtëpia e Bardhë, poashtu, ka shpallur se orari i ngjeshur i presidenti Barack Obama, nuk i mundëson atij të marrë pjesë në lojëra.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë delegacion në Lojërat Dimërore Olimpike në Soçi, që kryesohet nga ish-sekretarja e sigurisë së brendshme, Janet Napolitano.
XS
SM
MD
LG