Ndërlidhjet

Pakistan: Nga tri sulme – së paku shtatë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Karaçi të Pakistanit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Karaçi të Pakistanit
Së paku 7 vetë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga disa sulme të sotme në Pakistan.

Programi Radio Mashaal i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se së paku katër njerëz, përfshirë dy zyrtarë të policisë, janë vrarë nga sulmi vetëvrasës me bombë brenda një xhamie shiite, të mbushur me besimtarë në qytetin Ravalpindi, afër kryeqytetit Islamabad.

Nga ky sulm 10 vetë janë plagosur.

Poashtu, një burrë dhe një grua janë vrarë nga sulmi me bombë në një autobus në Kurram, afër kufirit me Asfganistanin.

Në Karaçi, një grua është vrarë dhe një tjetër është plagosur, nga eksplodimi i një bombe.
XS
SM
MD
LG