Ndërlidhjet

SHBA: Ekipi olimpik paraqet shumëllojshmërinë amerikane


Jay Carney
Jay Carney
Shtëpia e Bardhë thotë se delegacioni i Shteteve të Bashkuara, që po dërgohet në Lojërat Dimërore Olimpike në Soçi të Rusisë, paraqet shumëllojshmërinë e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi Jay Carney tha se përbërja e delegacionit nuk është mesazh për trajtimin e homoseksualëve në Rusi.

Në delegacion përfshihet ish-ylli i tenisit amerikan femëror, Billie Jean King, dhe një sportiste tjetër që haptas deklarohet se i takon këtij komuniteti.

Nga ana tjetër, në delegacion nuk do të jetë presidenti, zëvendëspresidenti ose zonja e parë, dhe kjo ndodhë për të parën herë prej vitit 2000.

Presidenti Vladimir Putin ka investuar shumë para dhe kohë për ta paraqitur Soçin si rast pozitiv për Rusinë.

Por, qeveria është kritikuar ndërkombëtarisht për të arriturat e dobëta në fushën e të drejtave të njeriut dhe për legjislacionin me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale.

Presidenti amerikan, Barack Obama, sikur edhe presidentët e Francës dhe të Gjermanisë, nuk do të jenë në Soçi këtë vit.
XS
SM
MD
LG