Ndërlidhjet

Putin: Rusia - shtet vëlla – e detyruar ta ndihmoj Ukrainën


Vladimir Putin gjatë konferencës vjetore për gazetarë në Moskë
Vladimir Putin gjatë konferencës vjetore për gazetarë në Moskë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se Moska nuk i kundërshton lidhjet e afërta të Ukrainës me Bashkimin Evropian, por Rusia, si “shtet vëlla”, është e detyruar t’i ofroj Kievit pako të ndihmës.

Në konferencën e tij vjetore maratonike në Moskë, zoti Putin tha se marrëveshjet me Ukrainën, të arritura të martën, “i marrin parasysh interesat e popullit të Ukrainës” dhe se nuk ka asgjë të bëjë me lëvizjet e Ukrainës kah Marrëveshja e Asocimit me Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës së presidentit t të Ukrainës, Viktor Yanukovich, në Moskë, zoti Putin i ka ofruar Kievit kredi në vlerë prej 15 miliardë dollarësh amerikanë dhe e ka ulur për një të tretën, çmimin e gazit.

Gjatë konferencës vjetore, Vladimir Putin u përgjigjet pyetjeve të më se 1 mijë gazetarëve ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG