Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Anulohen të gjitha fluturimet për shkak të mjegullës


Pamje e Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Pamje e Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Adem Jashari, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se për shkak të mjegullës së dendur nuk ka asnjë aterim apo fluturim në këtë aeroport.

Zyrtarja për informim në Aeroportin e Prishtinës, Valentna Gara, thotë se nga dje pasdite e deri më tash nuk ka pasur fluturime. Ajo tregon se një numër i madh i udhëtarëve po presin në ambientet e aeroportit.

“Pasagjerët i udhëzojë që t’i kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe ata merren me secilin rast veç e veç”, thotë Gara.
XS
SM
MD
LG