Ndërlidhjet

Kosovë: AMPEK thotë se mediat elektronike kanë probleme


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Mediat e Pavarura Elektronike të Kosovës po ballafaqohen me probleme serioze në procesin e prodhimit të programeve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të së drejtës së lirisë së shprehjes, që është e garantuar me nenin 40 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thotë Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, në një letër dërguar institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Prishtinë.

Në letër, mëtutje, theksohet se “krahas problemeve ekonomike, këto media po ballafaqohen edhe me një problem serioz, me Rregullatorin e medias, i cili në këtë përbërje, në vazhdimësi po i shkel ligjet e këtij vendi dhe në kundërshtim me misionin e vet, me qasje dhe vendime joprofesionale, po e dërgon industrinë e medias kosovare drejt shkatërrimit”.

Sipas AMPEK-ut, shkeljet nisën vjet në Kuvendin e Kosovës, me rastin e emërimit të një anëtari të KPM-së, i cili nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara me ligj.

AMPEK-u kërkon nga Kuvendi i Kosovës që në mënyrë urgjente ta shqyrtoj ligjshmërinë e vazhdimit të punës së anëtarëve të KPM-së, që e kanë shkelur ligjin.
XS
SM
MD
LG