Ndërlidhjet

logo-print

AI: Kryengritësit e lidhur me al-Kaidën në Siri përdorin torturë


Organizata Amnesty International, në raportin e saj të publikuar sot, thotë se një grup kryengritës i ndërlidhur me al-Kaidën, që operon në Siri, përdorë torturë, rrahje me kamxhik dhe ekzekutime në burgjet sekrete.

Në raportin prej 18 faqeve, AI i identifikon shtatë kapacitete të arrestimit të cilat udhëhiqen nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant, në provincat Alepo dhe Al-Raqqa.

Drejtori i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Philip Luther, thotë se ndër të rrëmbyerit nga këto grupe “përfshihen fëmijë, të cilët mbahen me të rriturit”.

AI i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar “për të ndërmarrë hapa konkretë për ta bllokuar rrjedhën e armatimit dhe të mbështetjes tjetër për këto grupe dhe grupet e tjera të armatosura të implikuara në kryerjen e krimeve të luftës”.
XS
SM
MD
LG