Ndërlidhjet

Evropë: U lansua sateliti për studimin e galaktikës


Ilustrim

Ilustrim

Sateliti evropian për ta hartuar skemën e galaktikës në tri dimensione është lansuar sot nga Guajana Franceze.

Teleskopi Gaia në satelitin e Agjencisë Evropiane të Gjithsësisë do të krijoj hartën më precize në tri dimensione të një miliard yjeve në galaktikën tonë dhe në fqinjësi.

Shkencëtarët shpresojnë se, poashtu, do të gjenden edhe mijëra planete jashtë sistemit tonë diellor.

Ky është teleskopi më i sofistikuar i gjithësisë, i ndërtuar ndonjëherë nga Evropa, dhe kushton 740 milionë euro.
XS
SM
MD
LG