Ndërlidhjet

Putin: Rasti Snowden – çështje e mrekullueshme


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, është një “çështje e mrekullueshme”, por rruga e tij duket “shumë sfiduese”.

Në komentet e bëra sot në takimin e tij vjetor maratonik me gazetarët në Moskë, Putin tha se Snowden është “personalitet krejtësisht i rrallë” dhe se aksionet e tij për zbulimin e detajeve të programit të spuinimit global nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, që kanë shkaktuar tmerr ndërkombëtar, është “kthyer në në diçka në mendjen e njerëzve”.

Rusia i ka dhënë azil të përkohshëm Edward Snovdenit në fillim të këtij viti.

Putin tha se Rusia nuk e ka pyetur atë lidhur me aktivitetet e tij dhe nuk e di se ku fshihen të dhënat e tij.

Putin e ka mbrojtur punën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë , duke thënë se ajo është e domosdoshme në luftën kundër terrorizmit. Por, theksoi se qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet ta “kufizoj oreksin” e agjencisë me rregulla të qarta.
XS
SM
MD
LG