Ndërlidhjet

Sudan: Arritën dy të burgosur të liruar nga Guantanamo


Pamje nga burgu amerikan Guantanamo Bej në Kubë

Pamje nga burgu amerikan Guantanamo Bej në Kubë

Dy të burgosurit e fundit sudanezë, të liruar nga burgu amerikan Guantanamo në Kubë, sot kanë arritur në Sudan.

Të burgosurit, Noor Othman Muhammad dhe Ibrahim Idris, arritën në kryeqytetin Kartum, me një aeroplan ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Muhammad e kishte pranuar fajësinë në shkurt të vitit 2011 lidhur me akuza për terrorizëm dhe kjo i mundësoi atij që t’i shmanget dënimit të mundshëm me vdekje.

I burgosuri tjetër Idris asnjëherë nuk ishte akuzuar, por kohën më të madhe të 11 vjetëve në Guantanamo e ka kaluar në trajtim psikiatrik.

Pas lirimit të këtyre dy të burgosurve, në Guantanamo Bej në Kubë mbahen 158 vetë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, kishte shprehur përkushtim për ta mbyllur këtë burg në Kubë, të cilin Shtetet e Bashkuara e përdorin për t’i mbajtur të dyshuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG