Ndërlidhjet

Putin: I gatshëm ta amnistoj Khodorkovskyn


Putin gjatë konferencës maratonike për gazetarë në Moskë
Putin gjatë konferencës maratonike për gazetarë në Moskë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se planifikon ta amnistoj ish-oligarkun e njohur dhe kritikun e rreptë të Kremlinit, Mikhail Khodorovsky.

Gjatë konferencën së sotme për gazetarë në Moskë, Putin u tha reporterëve se Khodorkovsky “i ka kaluar në burg më tepër se 10 vite, që është një periudhë serioze, dhe mendoj se është e domosdoshme ta marrë këtë vendim”.

Zoti Putin ka theksuar se Khodorkovsky, aktualisht, ka kërkuar amnisti në bazë të mëshirës, për tu kujdesur për nënën e tij të sëmurë.

Khodorkovsky vazhdon ta vuajë dënimin për përvetësim, shmangie të tatimeve dhe mashtrim.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe vazhdon të thotë se është i pafajshëm.
XS
SM
MD
LG