Ndërlidhjet

Jahjaga i revokon medaljen Aziz Salihut


Presidentja Atifeta Jahjaga

Presidentja Atifeta Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vendosur që të revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë sportistit Aziz Salihu, bazuar në nenin 14, paragrafi 1 dhe 4 i Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në të cilin thuhet:

“Të dekoruarit mund t’i revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra të tjera që e bëjnë të padenjë për bartjen e Dekoratës”.

“Me dekoratë vlerësohet veprimtaria, aktiviteti dhe puna e dalluar e një qytetari, organizate dhe institucioni për meritat në fusha të caktuara dhe presidentja me këtë motivacion edhe e ka dekoruar zotëri Aziz Salihun. Akti i shqyerjes së Dekoratës e bën të padenjë bartësin e saj për mbajtjen e së njëjtës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
XS
SM
MD
LG