Ndërlidhjet

Dy të dënuar për vrasjen e ushtarit britanik


Michael Adebolajo dhe Michael Adebolawe

Michael Adebolajo dhe Michael Adebolawe

Dy persona janë shpallur fajtorë për vrasjen e një ushtari britanik në një rrugë të Londrës, në muajin maj.

Michael Adebolajo dhe Michael Adebowale, shtetas britanikë, të cilët janë konvertuar në Islam dhe e quajnë veten “ushtarë të Allahut”, kanë therrur për vdekje Lee Rigby-n në mes të ditës.

Të dy ata u kanë thënë kalimtarëve pas krimit se e kanë bërë atë në hakmarrje për vrasjet që bëjnë trupat britanike jashtë vendit.

Gjyqit i janë dashur vetëm 90 minuta për të sjellë vendimin.

Dënimet me burgim do të shpallen në janar.
XS
SM
MD
LG