Ndërlidhjet

Moldavia “zhvendos” Krishtlindjet


Kishinau, Moldavi
Kishinau, Moldavi
Qeveria pro-evropiane e Moldavisë ka shpallur 25 dhjetorin festë zyrtare, në një vend ku Krishtlindjet tradicionalisht festohen në fillim të janarit.

Vendimi është marrë sot nga shumica e deputetëve në Parlament, por është kritikuar nga opozita komuniste pro-ruse.

Ligji është paraqitur nga deputeti liberal, Valeriu Munteanu, i cili ka thënë se një numër në rritje i moldavëve preferon të kremtojë Krishtlindjet sipas kalendarit perëndimor.

Fqinji perëndimor i Moldavisë, Rumania, ndonëse një vend me shumicë ortodokse, festoon Krishtlindjet në dhjetor, sipas kalendarit Gregorian.

Kishat ortodokse në shumicën e vendeve të tjera të Evropës Lindore, përfshirë Rusinë, kremtojnë këtë festë më 7 janar, sipas kalendarit të vjetër Julian.
XS
SM
MD
LG