Ndërlidhjet

Guantanmo liron edhe dy sudanezë


Sudan

Sudan

Dy të liruarit e fundit nga burgu në Guantanamo kanë arritur në shtëpi të enjten.

Sudanezët Noor Othman Muhammad dhe Ibrahim Idris kanë arritur në Kartum, me një aeroplan ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Muhammad ka pranuar fajësinë në shkurt të vitit 2011 për vepra terroriste, në bazë të një marrëveshjeje mbi pranimin e fajësisë, e cila e ka kursyer atë nga mundësia për burgim të përjetshëm.

Ai është dënuar me 14 vjet burgim, por 34 muaj të tij i janë pezulluar.

Idris nuk është akuzuar kurrë dhe ka kaluar shumicën e 11 vjetëve në trajtim psikiatrik.

Më 16 dhjetor, dy shtetas sauditë janë liruar po ashtu nga burgu në Guantanamo.

Lirimet e fundit kanë ulur në 158 numrin e të burgosurve në objektin amerikan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është zotuar se do ta mbyllë këtë burg, të cilin SHBA-ja e përdor për të mbajtur terroristët e dyshuar.
XS
SM
MD
LG