Ndërlidhjet

Djemtë e Mubarakut lirohen nga disa akuza


Gamal Mubarak
Gamal Mubarak
Një gjykatë në Egjipt ka liruar dy djemtë e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe kryeministrin e fundit të tij nga disa akuza kundër tyre.

Gjykata ka gjetur Gamal dhe Alaal Mubarakun të pafajshëm nga akuzat për korrupsion.

Ish-kryeministri Ahmed Shafiq, i cili nuk ka qenë i pranishëm në gjyqin e së enjtes në Kajro, është shpallur po ashtu i pafajshëm për shitjen e tokave në mënyrë të paligjshme Gamalit dhe Alaasë.

Shafiq ndodhet aktualisht në Emeriatet e Bashkuara Arabe, ku është vendosur pas humbjes së tij nga Muhammed Morsi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Shafiq dhe djemtë e Mubarakut përballen edhe me një tjetër gjyq për korrupsion.
XS
SM
MD
LG