Ndërlidhjet

Ashton lavdëron Thaçin e Daçiqin


Bruksel - foto arkivi
Bruksel - foto arkivi
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka përshëndetur përpjekjet për paqe të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilat, sipas saj, mund të thellojnë stabilitetin rajonal.

“Ata kanë treguar gatishmëri për të punuar në çështje të rëndësishme dhe të vështira, ku secili ka respektuar vijat e veta të kuqe, porse ka qenë i vetëdijshëm edhe për vijat e kuqe të tjetrit”, i ka thënë Ashton një grupi të vogël të gazetarëve, trasmeton AFP.

Ajo ka thënë se pas 200 orë bisedimesh në 20 takime në zyrën e saj në Bruksel, puna e bërë nga dy kryeministrat jep siguri për të ardhmen në Ballkan.

“Për shkak të kohës së kaluar së bashku, dy kryeministrat tani e njohin mirë njëri-tjetrin. Kompetenca e tyre për të biseduar është rritur dhe rritur”, ka thënë Ashton.
XS
SM
MD
LG