Ndërlidhjet

Ahmeti kërkon ndihmën e SHBA-së për çështjen e emrit


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar SHBA-në që të kyçet drejtëprërdrejt në zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit.

“SHBA është partner strategjik i Maqedonisë dhe i rajonit në përpjekjet për t’i integruar vendet e Ballkanit Perendimor në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian. Ftoj autoritetet amerikane që të angazhohen drejtpërdrejt në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit”, citohet të ketë deklaruar Ahmeti, pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan, Pol Wohlers.

Sipas një komunikate të publikuar nga BDI-ja, në këtë takim është konstatuar se “sabiliteti i vendit dhe i rajonit sigurohen vetëm nëpërmjet integrimit të vendeve të Ballkanit perendimor në NATO dhe BE”.

Ambasadori amerikan ka riafirmuar përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin integrues të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe ka inkurajuar vazhdimin e përpjekjeve për realizimin e këtij synimi.

Ambasadori amerikan, Pol Wohlers, është pritur në një takim edhe nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të opozitës, Zoran Zaev.

“Çelësi për përparimin e Maqedonisë janë BE-ja dhe NATO-ja”, citohet të ketë deklaruar ambasasdori amerikan, duke theksuar qëndrimin e SHBA-së se Maqedonia duhet të mbetet në rrugën e intetgrimit euro-atlantik.

Opozita maqedonase ka shprehur brengosje nga konklizionet e Këshillit të Evropës, të cilat për të tetën herë me radhë nuk i kanë caktuar Maqedonisë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së emrit.
XS
SM
MD
LG