Ndërlidhjet

Ekspertët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë rinisur bisedimet në Gjenevë, për mënyrën se si të zbatohet marrëveshja bërthamore.

Sipas marrëveshjes së përkohshme, të arritur muajin e kaluar, Irani do të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Të enjten e kaluar, Irani ka ndërprerë bisedimet, në shenjë proteste ndaj Uashingtonit, i cili ka futur në listën e zezë kompani të reja, në bazë të sanksioneve ekzistuese.

Teherani ka thënë se ky veprim ka qenë në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së përkohshme.

Gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, duan që të zvogëlojnë programin atomik të Iranit, për ta parandaluar atë nga zhvillimi i armës atomike.

Irani e mohon një synim të tillë.
XS
SM
MD
LG