Ndërlidhjet

logo-print

Kuba lejon shitjen e pakufizuar të makinave


Ilustrim

Ilustrim

Kuba ka thënë se do lejojë shitjen e pakufizuar të makinave të reja dhe të përdorura, pa miratimin e qeverisë.

Një gjë e tillë do të ndodhë për herë të parë qysh në vitin 1959.

Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave për shitjen e lirë të automobilave, furgonave, kamionëve dhe motoçikletave.

Liberalizimi i shtijes së makinave është një nga 300 reformat e propozuara nga presidenti Raul Castro, kur ai ka marrë detyrën nga vëllai i tij, Fidel, më 2008.
XS
SM
MD
LG