Ndërlidhjet

Dhjetëra të plagosur nga kolapsi i teatrit në Londër


Londër - foto arkivi

Londër - foto arkivi

Shërbimet emergjente në Londër thonë se 76 persona janë plagosur, disa nga ta seriozisht, nga shembja e tavanit të një teatri.

Incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma në teatrin Apollo, në qendër të Londrës.

Mbi 700 njerëz raportohet të kenë qenë brenda objektit 112 vjet të vjetër kur ka ndodhur kolapsi.

Policia thotë se shkaku i incidentit nuk dihet ende, por nuk ka indikacione se ai mund të jetë pasojë e ndonjë sulmi apo akti të qëllimshëm.
XS
SM
MD
LG