Ndërlidhjet

Obama kundër sanksioneve të reja për Iranin


Presidenti Barack Obama

Presidenti Barack Obama

Shtëpia e Bardhë është zotuar se presidenti Barack Obama do t’i vërë veto çdo legjislacioni që parasheh sanskione të reja të SHBA-së kundër Iranit.

Paralajmërimi është bërë pasi 26 senatorë, ose më shumë se një e katërta e Senatit, kanë paraqitur një ligj të ri për sanksionimin e Republikës Islamike.

Masa, e mbështetur nga 13 republikanë dhe 13 demokratë, parasheh sanksione kundër ekonomisë iraniane, nëse Teherani shkel marrëveshjen e përkohshme bërthamore, të arritur në muajin nëntor me fuqitë botërore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se legjislacioni është i panevojshëm dhe ndoshta i dëmshëm.

“Nuk besojmë se do të miratohet. E dimë se është i panevojshëm. Nëse kalon, presidenti do t’i vërë veto”, ka thënë Carney.
XS
SM
MD
LG