Ndërlidhjet

FMN miraton kredi për Pakistanin


FMN, Uashington
FMN, Uashington
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëshuar një kredi për Pakistanin, duke thënë se qeveria, deri më tash, ka vepruar në përputhje me shumicën e kushteve të programit të kreditimit me Islamabadin, në vlerë prej 6.7 miliardë dollarësh.

Miratimi bën që Pakistani të marrë 553 milionë dollarë nga FMN-ja.

Zëvendësdrejtorja e FMN-së, Nemat Shafik, ka thënë se performanca e autoriteteve pakistaneze “ka qenë e kënaqshme” në zbatimin e programit të kreditimit.

Megjithatë, ajo ka bërë thirrje për thellimin e reformave strukturore dhe qasje më serioze në përmirësimin e administratës tatimore.
XS
SM
MD
LG