Ndërlidhjet

Rusia bllokon deklaratën për Sirinë


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pakënaqësi për dështimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të rënë dakord mbi një deklaratë, e cila dënon Qeverinë siriane për sulmet ajrore që kanë vrarë civilë.

Diplomatët thonë se Rusia, aleate e regjimit sirian, ka bllokuar deklaratën.

Kurtis Cooper, zëdhënës i misionit të SHBA-së në OKB, ka kritikuar dështimin e Këshillit për të dënuar, siç ka thënë ai, taktikat brutale të regjimit sirian kundër civilëve.

Teksti i propozuar ka thënë se mbi 100 njerëz janë vrarë nga bombardimet e qeverisë në Alepo, këtë javë.

Deklarata po ashtu dënon dhunën nga të gjitha palët në luftën e Sirisë.
XS
SM
MD
LG