Ndërlidhjet

Obama vendos kontingjent ushtarak në Sudanin J.


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Për shkak të përshkallëzimit të dhunës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar vendosjen e një kontingjenti të vogël ushtarak në Sudanin Jugor, për të rritur sigurinë në ambasadën amerikane.

Obama ka thënë se 45 ushtarë janë dërguar në Sudanin Jugor për të mbrojtur shtetasit dhe pronën amerikane, derisa situata e sigurisë të përmirësohet.

Në një deklaratë të shkruar, Obama ka thënë se “Sudani Jugor qëndron në greminë” dhe ka bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm të dhunës.

Luftimet etnike kanë eskaluar këtë javë në Sudanin Jugor, i cili ka shpallur pavarësinë nga Sudani vetëm dy vjet më parë.

Të enjten, India ka thënë se tre shtetas të saj, që kanë qenë duke punuar për Kombet e Bashkuara në Sudanin Jugor, janë vrarë.
XS
SM
MD
LG