Ndërlidhjet

FMN kërcënon Kievin me më pak para


Logo e FMN-së

Logo e FMN-së

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka thënë se Ukraina duhet të marrë më pak para nga çdo program i ardhshëm i kreditimit, pasi qeveria atje ka ngecur në zbatimin e reformave.

Deklarata e FMN-së thotë se qeveria duhet të zbatojë më shumë reforma ekonomike, para se të marrë para të tjera nga ky institucion.

Ajo po ashtu i bën thirrje qeverisë që të shkurtojë deficitin e saj fiskal, të forcojë sektorin bankar dhe të lejojë kursin e këmbimit të bie.

Deklarata e FMN-së thotë se përzierja aktuale e politikave të qeverisë “ka kontribuar në thellimin e recesionit”.

Ukraina, këtë javë, ka marrë 15 miliardë dollarë ndihma nga Rusia.
XS
SM
MD
LG