Ndërlidhjet

Kongresi i dërgon Obamës buxhetin për mbrojtjen


Forca amerikane në Afganistan
Forca amerikane në Afganistan
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj të shpenzimeve të mbrojtjes, në vlerë prej më shumë se 630 miliardë dollarësh.

Presidenti Barack Obama pritet ta nënshkruajë masën në ligj.

Legjislatura, e cila është miratuar në Senat me 84 vota për dhe 15 kundër, pasi ka kaluar më herët në Dhomën e Përfaqësuesve, ndan rreth 552.1 miliardë dollarë për shpenzimet në bazat ushtarake, pajisjet dhe trajnimin ushtarak dhe përfshin 1 për qind rritje në pagat ushtarake.

Akti Kombëtar i Mbrojtjes po ashtu parasheh 80.7 miliardë dollarë për operacionet ushtarake jashtë vendit, kryesisht në Afganistan.
XS
SM
MD
LG