Ndërlidhjet

logo-print

Putin fal Khodorkovskyn


Putin (djathtas) dhe Khodorkovsky (majtas)

Putin (djathtas) dhe Khodorkovsky (majtas)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret të faljes për ish-oligarkun e burgosur, Mikhail Khodorkovsky.

Kremlini ka thënë se dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Putini ka thënë se falja bëhet për arsye humanitare, pasi nëna e Khodorkovskyt është e sëmurë.

Khodorkovsky është arrestuar në vitin 2003, menjëherë pasi është bërë aktiv në politikën ruse, dhe në vitin 2005 është dënuar për evazion fiskal.

Në vitin 2010, atij i është shqiptuar edhe një dënim për vjedhje nga kompania e tij e naftës, Yukos.

Dënimi i tij me burg do të skadonte në fund të gushtit 2014.

Khodorkovsky gjithmonë ka thënë se është i pafajshëm.

Kritikët thonë se dënimi i tij ka qenë i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG