Ndërlidhjet

S&P ul vlerësimin për BE-në


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia e vlerësimit kreditor Standard & Poor’s ka ulur vlerësimin për Bashkimin Evropian, nga shkalla më e lartë AAA në AA+.

Në arsyetimin e agjencisë thuhet se “marrëveshjet financiare të BE-së janë përkeqësuar dhe kohezioni midis anëtarëve është pakësuar”.

Megjithatë, S&P thotë se parashikimi është i qëndrueshëm.

Agjencia po ashtu ka konfirmuar vlerësimin prej AAA për Britaninë e Madhe, duke vënë në dukje angazhimin e qeverisë për reduktimin e deficitit buxhetor.
XS
SM
MD
LG