Ndërlidhjet

Ashton: Bjellorusia të ndalojë dënimet me vdekje


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i ka bërë thirrje Bjellorusisë që t’i bashkohet një moratoriumi global të dënimit me vdekje.

Ashton ka thënë se i vjen keq që zyrtarët bjellorusë kanë dënuar një person me vdekje të martën.

Gjykata në Minsk ka dënuar Eduard Lykovin, 53 vjeç, me vdekje.

Ai është shpallur fajtor në muajin nëntor për vrasjen e pesë personave.

Ashton ka thënë se pavarësisht krimeve serioze që ka kryer, “dënimi kapital nuk mund të justifikohet kurrë”.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që zbaton dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG