Ndërlidhjet

Khodorkovsky lirohet nga burgu


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky
Ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky, është liruar nga burgu, pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret të faljes për të.

Lajmin e kanë konfirmuar avokatët e tij.

Khodorkovsky është arrestuar në vitin 2003, menjëherë pasi është bërë aktiv në politikën ruse, dhe në vitin 2005 është dënuar për evazion fiskal.

Në vitin 2010, atij i është shqiptuar edhe një dënim për vjedhje nga kompania e tij e naftës, Yukos.

Dënimi i tij me burg do të skadonte në fund të gushtit 2014.
XS
SM
MD
LG