Ndërlidhjet

Lushtaku do të bëjë betimin nën disa kushte


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Gjykata e Apelit e ka miratuar të enjten kërkesën e datës 6 dhjetor, 2013, të parashtruar nga avokati i Sami Lushtakut për lirimin e të pandehurit, në mënyrë që ai ta bëjë betimin si kryetar i sapozgjedhur i Komunës së Skenderajt, njofton sot EULEX-i.

Njoftimi thotë se kërkesa është aprovuar në pajtim me Nenin 57 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, nëse plotësohen disa kushte – në mesin e tyre: paraqitja përpara Kuvendit Komunal të Skenderajt të jetë e kufizuar vetëm për aq sa është e nevojshme që Sami Lushtaku të bëjë betimin; të pandehurit i ndalohet që të ketë çfarëdo kontakti me personat tjerë, përveç atye që është e nevojshme për ta bërë betimin; gjatë gjithë kohës së mungesës së tij nga objektet e paraburgimit, Sami Lushtaku duhet të jetë nën mbikëqyrjen e afërt të së paku katër oficerëve korrektues/policëve.
XS
SM
MD
LG