Ndërlidhjet

Turqia shkarkon edhe 14 zyrtarë policorë


Ilustrim
Ilustrim
Turqia ka shkarkuar të premten edhe 14 udhëheqës të njësiteve policore në Ankara.

Shkarkimi pason hetimet e vazhdueshme të policisë në një rast të korrupsionit zyrtar.

Të enjten, shefi i policisë në Stamboll është pushuar po ashtu nga puna, ashtu si edhe pesë komisionarë të tjerë.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është zemëruar me aksionin e policisë, që ka ndodhur të martën, duke e cilësuar atë si të pistë.

Rasti ka të bëjë me një skemë të gjerë korrupsioni, që përfshin djem të ministrave të kabinetit dhe biznesmenë të njohur, që dihet se kanë lidhje me Erdoganin.
XS
SM
MD
LG