Ndërlidhjet

logo-print

BE konfirmon nisjen e bisedimeve me Serbinë në janar


Bruksel

Bruksel

Shefat e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar sot vendimin e Këshillit të Ministrave për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë në janar të vitit 2014.

Udhëheqësit e BE-së kanë konfirmuar po ashtu kornizën negociuese, në të cilën, pos tjerash, thuhet se Serbia, para hyrjes në BE, duhet të nënshkruajë një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Kosovën.

Greqia, si kryesuese e Bashkimit Evropian nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka bërë me dije se konferenca e parë ndërqeveritare BE-Serbi do të caktohet për 21 janar.
XS
SM
MD
LG