Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Banorët e rajonit pakistanez, Vaziristani Verior, thonë se së paku 40 civilë kanë humbur jetën nga bombardimet e ushtrisë të enjten.

Ata i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se bombat kanë shkatërruar shumicën e dyqaneve dhe kanë penguar njerëzit që të dërgojnë të plagosurit në spital.

Ushtria ka thënë se operacioni ka pasur në shënjestër militantët dhe ka vrarë 33 sish.

Por, qindra persona, shumica studentë, kanë protestuar sot në Vaziristanin Verior, duke thënë se ushtria ka sulmuar civilët.
XS
SM
MD
LG