Ndërlidhjet

Khodorkovsky lë Rusinë, niset drejt Gjermanisë


Mikhail Khodorkovsky

Mikhail Khodorkovsky

Autoritetet në Rusi thonë se Mikhail Khodorkovsky është nisur drejt Gjermanisë, menjëherë pas lirimit nga burgu.

Khodorkovsky, ish-oligark dhe kritik i Kremlinit, është liruar sot nga burgu në rajonin e Karalias, pasi është falur nga presidenti Vladimir Putin.

Ky i fundit ka thënë se falja bëhet për arsye humanitare.

Në Gjermani, Khodorkovsky ka nënën, e cila po trajtohet në spital.

Khodorkovsky ka kaluar dhjetë vjet në burg, pasi është shpallur fajtor për evazion fiskal dhe vjedhje.

Dënimi i tij do të skadonte në gusht të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG