Ndërlidhjet

Këshilli për Komunitete, “zë i rëndësishëm për Kosovën”


Presidentja Atifete Jahjaga - foto arkivi

Presidentja Atifete Jahjaga - foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në takimin përmbyllës për këtë vit të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se Këshilli Konsultativ për Komunitete, si kategori kushtetuese, “është forumi më i rëndësishëm ku të gjitha komunitetet e Kosovës, së bashku, diskutojnë dhe ndërtojnë politika për përfaqësim më të mirë në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, pa dallime etnike apo fetare”.

“Ky këshill është një zë i rëndësishëm në shoqërinë tonë, që po ndërtohet mbi bazën e gjithëpërfshirjes së qytetarëve të barabartë, që kanë përgjegjësi të përbashkëta për shtetin e përbashkët”, ka thënë pos tjerash Jahjaga.
XS
SM
MD
LG