Ndërlidhjet

logo-print

Kryetari i Kuvendit në EULEX


Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është parë sot duke hyrë në zyrat e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, të cilat gjenden në dalje të qytetit të Prishtinës.

Mediat vendore raportojnë se zoti Krasniqi është “ftuar nga prokuroria speciale për t’u përgjigjur në lidhje me dyshimet, të cilat janë ngritur në një aktakuzë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës muajin që shkoi, kundër atij që njihet si ‘Grupi i Drenicës’”.

Në përbërje të këtij grupi gjendet edhe Sami Lushtaku, kryetar i zgjedhur i Komunës së Skënderajt, dhe Sylejman Selimi, ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri, kurse aktakuza përfshin dyshime për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999.

Zyrtarë të EULEX-it nuk kanë dhënë asnjë prononcim deri në këto çaste mbi këto njoftime.

Kontakti me zotin Krasniqi ndërkaq ishte i pamundur.
XS
SM
MD
LG