Ndërlidhjet

Britani: Shkatërrohet një pjesë e armatimit kimik të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Britania thotë se do ta shfrytëzoj një kapacitet komercial për t’i shkatërruar afro 150 tonelata materiale nga programi i armatimit kimik të Sirisë.

Zyra e jashtme britanike ka njoftuar sot se kemikaliet e shkallës industriale do të transportohen në Britani nga Siria, e pastaj do të transferohen në një kompleks komercial për djegie dhe shkatërrim.

Lokacioni se ku do të bëhet shkatërrimi nuk është zbuluar ende.

Angazhimi britanik është pjesë e misionit ndërkombëtar për shkatërrimin e programit të armatimit kimik të Sirisë.

Në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda, do të shkatërrohen disa nga armatimet më helmuese kimike në det, pasi ato të largohen nga Siria, me anije speciale.
XS
SM
MD
LG