Ndërlidhjet

logo-print

Khodorkovsky: Arriti në Gjermani pas lirimit nga burgu


Mikhail Khodorkovsky (majtas) dhe Hans-Dietrich Genscher në aeroportin e Berlinit

Mikhail Khodorkovsky (majtas) dhe Hans-Dietrich Genscher në aeroportin e Berlinit

Ministria e jashtme e Gjermanisë thotë se Mikhail Khodorkovsky ka arritur në Gjermani, pas lirimit nga burgu në Rusi. Në aeroportin Shoenefeld të Berlinit ai u takua me ish-ministrin e jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Khodorkovsky ka deklaruar se ai kishte kërkuar falje nga presienti i Rusisë, Vladimir Putin, por nuk e ka pranuar fajin.

Ai u lirua sot nga burgu në rajonin veriperëndimor Karelia, pasi ishte amnistuar nga presidenti Putin për “shkaqe humanitare”.

Khodorkovsky, ish-oligark dhe kritik i ashpër i Kremlinit, e ka kaluar më tepër se një dekadë në burg, pasi ishte dënuar për shmangie të tatimit dhe përvetësimit të padrejtë.

Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Procesi gjyqësor kundër Mikhail Khodorkovskyt është parë gjërësisht si hakmarrje e qeverisë ruse për mbështetjen financiare që i ai u ka dhënë partive opozitare.
XS
SM
MD
LG