Ndërlidhjet

Ugandë: Ligj i ashpër kundër homoseksualitetit, HRW kundërshton


Parlamenti i Ugandës e ka miratuar sot legjislacionin, sipas të cilit ndëshkohet sjellja homoseksuale ose mbështetja e homoseksualitetit, me dënime shumëvjeçare me burg, që mund të zgjaten me burgim të përjetshëm.

Ky legjislacion parasheh veçanërisht dënime të rënda kundër homoseksualëve, që e transmetojnë virusin HIV nëpërmjet marrëdhënies seksuale.

Organizata Human Rights Watch tha se ky legjislacion është “i neveritshëm” dhe ka kërkuar nga presidenti, Yoveri Museveni, që të mos e nënshkruaj atë.
XS
SM
MD
LG