Ndërlidhjet

Cameron: E mbështes zgjerimin, por BE-ja ka ndryshuar


David Cameron

David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, është shprehur se e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian, por duhet pasur parasysh se sot BE-ja dallon shumë nga ajo që ishte para 50 vjetësh.

“E mbështes zgjerimin dhe besoj se është një nga forcat e saj”, tha David Cameron sot në Bruksel, pas takimit të samitit të Bashkimit Evropian.

Mëtutje, ai ka theksuar se perspektiva e anëtarësimit në BE “ishte nxitje e fuqishme për paqe, prosperitet dhe progres, në gjithë kontinentin” dhe ka shtuar se duhet të pranohet se “sot BE-ja dallon shumë nga komuniteti evropian para 50 vitesh”.

Zoti Cameron pastaj theksoi se “baballarët themelues” të BE-së, thjeshtë nuk kanë paraparë se anëtarësimi i vendeve të reja do të “shkaktonte lëvizje masive të popullatës në gjithë kontinentin”.

Mëtutje, ai është shprehur:

“Prandaj, derisa ne e shqyrtojmë mundësinë që Serbia dhe Shqipëria një ditë t’i bashkohen BE-së, ne duhet ta gjejmë mënyrën për ta ngadalësuar qasjen e plotë në tregjet e punës të njëri-tjetrit, derisa të jemi të sigurt se kjo nuk do të shkaktoj imigrim të madh”, tha David Cameron, dhe shtoi se këtë ua ka thënë sot liderëve të tjerë të BE-së, pjesëmarrës në samitin në Bruksel.
XS
SM
MD
LG