Ndërlidhjet

Serbi: Opozita kërkon reagim ndaj deklaratës së deputetit gjerman


Andreas Schockenhoff
Andreas Schockenhoff
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, Sllobodan Samarxhiq, tha sot se qeveria e Serbisë duhet të reagoj lidhur me deklarat për Kosovën të deputetit gjerman, Andreas Schockenhoff.

Samarxhiq ka thënë se përvoja e deritashme tregon se Schockenhoff gjithnjë paraqet qëndrime zyrtare gjermane, raporton agjencia Beta.

Deputeti i partisë gjermane Unioni Demokristian, Andreas Schockenhoff, i ka thënë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian në këtë moment nuk e ka përmendur fjalën “njohje” të Kosovës, pasi e di se çka do të thoshte kjo sot në Serbi, por në fund të procesit të integrimit, si Serbia ashtu edhe Kosova, duhet të jenë në gjendje që në procesin e pavarur politik nga njëra-tjetra, të hyjnë në BE.

Zoti Samarxhiq ka vlerësuar se deklarata e tillë do të thotë se nga Serbia do të kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG