Ndërlidhjet

Kerry përshëndet lirimin e Khodorkovsky-t


Gjermani - Ish-shefi i diplomacisë gjermane Hans-Dietrich Genscher (D) pret ish-tajkunin e naftës Mikhail Khodorkovsky (M) në aeroportin e Berlinit, 20 dhjetor, 2013
Gjermani - Ish-shefi i diplomacisë gjermane Hans-Dietrich Genscher (D) pret ish-tajkunin e naftës Mikhail Khodorkovsky (M) në aeroportin e Berlinit, 20 dhjetor, 2013
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka përshëndetur faljen dhe lirimin nga burgu të ish-tajkunit Yukos të naftës Mikhail Khodorkovsky.

Ky i fundit që ishte dikur një kritik prominent i Kremlinit, është liruar nga burgu në rajonin veri-perëndimor të Karelias, pasi iu fal denimi nga Putin, bazuar në “arsye humanitare”.

Të premtën pas darke, Khodorkovsky ka arritur në kryeqytetin gjerman, Berlin.

50 vjeçari Khodorkovsky, kaloi më se një dekadë në burg, pasi u gjet fajtor për evazion fiskal dhe përvetësim të paligjshëm.

Në një deklaratë me shkrim, Kerry nënvizoi se Washingtoni ka shprehur në vazhdimësi brenga për atë që përshkruhet në njoftim si “dhunim të procesit gjyqësore dhe përndjekjes selektive në Rusi, përfshirë rastin kundër Khodorkovsky dhe partnerit të tij Platon Lebedev, i cili mbetet në burg”.

Deklarata shton se Washingtoni përkrah fuqishëm Rusinë që të ndjek reformat juridike.
XS
SM
MD
LG