Ndërlidhjet

Obama: S’ka nevojë për sanksione të reja kundër Iranit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama (Ilustrim)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama (Ilustrim)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama i ka bërë thirrje sërish ligjvënësve amerikan që të mos e kalojnë një ligj i cili i imponon sanksione të reja kundër Iranit.

Obama tha se “nuk ka nevojë” për kufizime të tilla pasi negociatat ndërkombëtare janë duke u zhvilluar me qëllim që të ngushtojnë aktivitetet bërthamore të Iranit.

Presidenti amerikan tha se ligjvënësit mund të përfitojnë poena politik duke u dukur “të fortë”, por tha se duhet lënë hapësirë për diplomacinë me Iranin.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference të premten, një ditë pasi 26 senator amerikan paraqitën një ligj të ri për t’i vendos sanksione të reja kësaj republike islamiste nëse shkel marrëveshjen e brendshme bërthamore me fuqitë botërore, që u lidh muajin e shkuar, ose nëse nuk lidhet një marrëveshje afat-gjate bërthamore.

Shtëpia e Bardh është zotuar se Obama do të përdor veton e tij kundër sanksioneve të reja për Iranin nëse ato aprovohen nga Kongresi, ndërkohë që vazhdojnë negociatat me Teheranin.
XS
SM
MD
LG